Ish mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal nuk beson që sulmuesi i Monacos Kylian Mbappe vlen 120 milionë funta.
18-vjeçari ishte në qendër të vëmendjes këtë sezon, pas një numri të madh performancash të shkëlqyera në Liga 1 dhe Ligë të Kampionëve me skuadrën e Leonardo Jarimit, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme pretendojnë që secili klub që dëshiron të nënshkruaj me Kylian Mbappen duhet të paguaj një tarifë rekorde prej 120 milionë funta, diçka që bashkatdhetari i tij ABidal nuk beson që vlen.
“Mbappe është një lojtar i mirë, por çmimi i tij nuk është 120 milionë funta”, tha Abidal, i cili është tani ambasador i Barcelonës. “Ende mendoj që dëshiron të qëndroj në Monaco dhe të konfirmoj nivelin e tij këtu”
Mbappe shkëlqeu edhe këtë javë te skuadra kombëtare e Francës duke asistuar në golin e fitores 3 me 2 ndaj Anglisë në Paris që u realizua nga Ousmane Dembele./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...