Trajneri i Monacos, Leonardo Jadrim ka lënë të kuptohet që sulmuesi 18-vjeçar i shumëvlerësuar Kylian Mbappe mund të largohet nga klubi në Liga 1 para se të mbyllet merkato e transferimeve më 31 gusht.
Monaco, e cila filloi sezonin e tyre në Liga 1 me fitore 3 me 2 ndaj Toulouses, tashmë ka humbur një mori yjesh të ri që i ndihmuan atyre të fitojnë sezonin e kaluar titullin e tyre të tetë si dhe të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Pas transferimit rekord të Neymarit për 222 milionë euro te rivali i Monacos, PSG, në fillim të kësaj jave, trajneri Leonardo Jardim ka pranuar se nuk është “gjithmonë e mundur” për të mbajtur në klub lojtarët më të mirë, raporton ‘The Independent’.
“Është e rëndësishme për të mbajtur të gjithë lojtarët që ishin të rëndësishëm sezonin e kaluar në klub, por është shfaqur me vite të tëra që nuk është gjithmonë e mundur për të mbajtur lojtarët tuaj në klub”, deklaroi Jardim kur është pyetur nëse yjet e Monacos mund të jenë në klub përtej verës.
Mbappe dështoi për të shënuar gjatë ndeshjeve parasezonale për skuadrën franceze derisa gjigantët evropian si Arsenali, Barcelona, Manchester United dhe Real Madridi raportohet se janë të gjithë të etur për të siguruar shërbimet e talentit të ri./arbresh.info
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri