Google ADS

Senegali është finalisti i parë në Kupën e Afrikës

21:39 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Senegali është kualifikuar në finale të Kupës së Afrikës, pasi e mposhti 1-0 Tunizinë.

Senegali është finalisti i parë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti 1-0 në gjysmëfinale Tunizinë, raporton Gazeta Express.

Ndeshja u desh të shkonte në vazhdime, pasi Ferjani Sassi për Tunizinë në minutën e 75’ dhe Henri Saivet për Senegalin në minutën e 81’ dështuan nga pika e bardhë.

Si për inati dhe për ta mbajtur mend gjatë këtë mbrëmje, si ndër më të këqijat ndoshta në karrierë, Dylan Bronn i Tunizisë e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij, për ta kualifikuar në finale Senegalin.

Ai shënoi autogol në minutën e 101’.

Senegali në finale do ta presë fituesin e duelit Algjeria – Nigeria, sfidë që ka nisur nga ora 21:00.

https://youtu.be/KN7QYSvhTrM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme