Derek Chisora do të jetë kundërshtari i Senad Gashit të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës. Boksieri shqiptar ka thënë se në kokën e tij tashmë e ka vizualizuar rënien e kundërshtarit të tij.
“Padyshim që mendoj se mund të triumfoj ndaj Derek Chisoras. E kam vizualizuar këtë meç shumë herë në kokën time”.
https://www.instagram.com/p/BweKDl2AJXa/?utm_source=ig_embed
“Jam ndeshur në kokën time dhjetë herë kundër Derek Chisoras, nëntë herë kam fituar dhe një herë jam diskualifikuar”, ka thënë Gashi për Sky Sports duke shtuar me shaka se arsyeja e diskualifikimit ishte kafshimi, shkruan telegrafi.
“Do ta zhvilloj një duel të madh, kam kamp të shkëlqyer stërvitor, së bashku me trajnerin dhe ekipin tim. Do të jap më të mirë dhe njerëzit do ta shijojnë padyshim”, ka deklaruar ylli nga Peja.
Gashi rikthehet në O2 Arena, ku ishte mposhtur nga Carlos Takam pas pesë raundesh (që ishte një nga dy humbjet e vetme në karrierën e tij).
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...