Semedo zbulon të vërtetën rreth incidentit me Neymarin

15:27 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, ka treguar të vërtetën rreth incidentit që kishte pasur me Neymar Jnr.

Semedo, ka thënë se e kishte kuptuar superyllin brazilian, pasi ishte duke kaluar në momente të vështira.

Neymar dhe Semedo ishin përplasur në stërvitje dhe kishte bërë bujë të madhe në të gjitha mediat e njohura sportive.

“Ishte një situatë normale e stërvitjes, por kemi preokupime tjera. Nuk më ka prekur sepse kam pasur përkrahjen e gjithë ekipit dhe shokëve të mi”.

“Sapo erdha dhe një lojtarët me më ndikim në ekip u fut në konflikt me mua, kjo pas një stërvitje normale”.

“U dëshpërova për momentin, por gjithashtu arrita të mbahem. E kuptova, kjo pasi ai po kalonte në një moment të vështirë pasi dëshironte të largohej”, ka thënë Semedo.

24-vjeçari u transferua te klubi katalunas gjatë verës nga Benfica për 30.5 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Në këtë sezon portugezi është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat. /arbresh.info/

https://youtu.be/JMxDmW9R_Z0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme