Google ADS

Semedo: Është turp që nuk jemi në krye

11:30 | 11 Shkurt 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo ka thënë se gjërat janë duke shkuar në formë të mirë.

Semedo nën urdhrat e Ernesto Valverdes ishte më shumë në stol, mirëpo me trajnerin e ri, Quique Setien është duke luajtur titullar, transmeton portali arbresh.info.

Portugezi ka thënë se trajneri i ri ka shumë besim dhe është duke punuar shumë për ta shpërblyer këtë besim.

“Gjërat janë duke shkuar shumë mirë. Trajneri i ri ka shumë besim te unë dhe jam duke punuar fortë për të shpërblyer”.

“Ky mund të jetë sezoni im më i mirë të Barcelona. Jam i lumtur me gjërat që po ndodhin, është turp që nuk jemi në krye”, theksoi ai.

Barcelona për momentin është në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë me pak se Real Madrid që është lider./arbresh.info.

Të ngjashme