Francezi, Alain Giresse është selektori i ri i Kombëtares së Kosovës.
Në një konferencë për medie, ai kujtoi legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, dhe shprehu nderime të larta për atë, shkruan arbresh.info.
“Në jetë ka rrethana të ndryshme dhe kemi të gjithë të kaluarën tonë, dhe jeta ime lidhet me miqtë e mi kosovarë në Franca. Dhe, para disa viteve kur isha më Kosovë, kur kryetar ka qenë zoti Fadil Vokrri, sot dua të bëjë homazh për të, për lidhjen shumë miqësore me atë. Kur morra vesh për vdekjen e tij isha shumë i prekur. Kur kam qenë trajner kombëtar në Senegal, kemi bërë një lojë miqësore me Senegalin dhe Kosovën në Gjenevë, dhe atje më patën pyet kundër kujt kemi me lujt, dhe ju kam pas thënë se e njoh si vend dhe duhet ta realizojmë këtë lojë”, deklaroi Giresse në një konferencë për medie.
Ai shtoi se e njeh punën shumë mirë, dhe e di se çfarë pret çdo vend prej ekipit të tij kombëtar.
“Kosova ka perspektivë, dhe për atë arsye unë jam këtu, për të ja sjellë një dimension ekipit për të qenë kompetitiv. Ky është synimi për një ekip me rezultate më të mira. Duhet të zhvillojmë potencialin ekzistues dhe me kriju një ekip që nuk i fikson limite vetit. Duhet performancë sa e mirë në çdo lojë”, deklaroi Giresse.
Sipas tij, gjithmonë do të mundohet shumë për rezultatet sa më të mira, dhe se çdo lojtarë duhet të ketë ambicie. /arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe