Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
Pas ndeshjes, erdhi edhe reagimi i trajnerit Alain Giresse.
“Jam shumë i lumtur me ekipin, me paraqitjen e bërë. Është matematikë. Janë dy lojë dhe tre portierë. E kam ditë që stadiumi do të jetë komplet, që ka shumë tifozë të Kosovës dhe na u ka dukur si të luajmë në Prishtinë. Dy ndeshjet që kemi lujt kanë qenë pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ka qenë i mirë”, tha trajneri i Kosovës.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...