Selektori i Kombëtares së Shqipërisë humb nënën/ Sylvinho udhëton drejt Brazilit

12:01 | 26 Gusht 2024
KRG

Selektori i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka humbur nënën e tij.

Ai ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet trajnerit Silvinjo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe”, shkruan Presidenti Duka./TCh

Të ngjashme