Selektori i Përfaqësueses A të Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka publikuar listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për ndeshjet me Danimarkën. Danimarka është superfuqi e hendbollit, një prej Kombëtareve më të mira në botë, ndërsa do të jetë kundërshtare e Kosovës në dy ndeshjet e javës së ardhshme.
Të enjten më 12 tetor, Danimarka e Kosova takohen në Horsens. Ndërsa më 14 tetor nga ora 20:15, Kosova e pret Danimarkën në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë Grupit 8 të kualifikimeve për Euro 2024. Janë ndeshjet e para të këtij cikli kualifikues.
Shabani është bazuar në lojtare të konfirmuara, tri prej të cilave luajnë pikërisht në elitën e Danimarkës. Në Kombëtare ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze e zvicerane dhe po ashtu lojtare të klubeve tona.
Portierja Aurora Kryeziu, që bën karrierë në Gjermani është emër i ri në Kombëtaren e Kosovës. Për herë të parë janë ftuar edhe Arlinda Dinarica e Istogut dhe Dafina Mustafa e skuadrës zvicerane Bruehl.
Në listën e gjerë të selektorit Shabani janë edhe disa lojtare të reja (Angjelina Krasniqi, Elisa Mirdita, Arona Krasniqi), që gjatë kohës sa Kombëtarja A është e grumbulluar, do të kenë paraqitje me U19 e U17. Në listën e zgjeruar ka edhe lojtare tjera (Blerta Ahmetxhekaj, Tina Hetemi) që janë në dispozicion të Kombëtares A.
Kombëtarja mblidhet më 9 tetor në Hotel Internacional Prishtina. Më 11 tetor është udhëtimi për në Danimarkë, ndërsa kthimi nga Danimarka është më 13 tetor.
Në grup me Kosovën e Danimarkën është edhe Polonia./telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...