Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, i shoqëruar nga udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, janë pritur sot në Zagreb nga drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Kroacisë, presidenti Zlatko Matesha, sekretari i përgjithshëm, Sinisa Krajac dhe drejtori i Akademisë Olimpike të Kroacisë, Sasa Ceraj.
Qëllimi i vizitës së sekretarit të përgjithshëm, Aliti, dhe udhëheqësve të Akademisë Olimpike në Zagreb është thellimi i bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, konkretisht në marrjen e përvojave nga Akademia Olimpike e Kroacisë.
Sekretari i përgjithshëm, Aliti, në emër të presidentit Krasniqi, ka falënderuar presidentin Matesha për pritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy Komiteteve Olimpike, bashkëpunim ky që pritet të zyrtarizohet me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, që do të nënshkruhet pas vizitës që KO i Kroacisë do t’i bëjë Komitetit Olimpik të Kosovës.
Nga ana e tij, presidenti Matesha, shprehu edhe një herë vullnetin dhe gatishmërinë e tij dhe të Komitetit Olimpik të Kroacisë, për të bashkëpunuar ngushtë me KOK-un.
Edhe koordinatorët e Akademisë Olimpike në Kosovë, Arifi e Kelmendi, patën mundësinë e diskutimit dhe bashkëpunimit me drejtorin e Akademisë Olimpike të Kroacisë, Sasa Ceraj. /arbresh.info/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...