Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme shkaku i arrestimit të Agim Ademit.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka shprehur shqetësimin se si organet e rendit kanë reaguar ndaj arrestimit të kreut të shtëpisë së futbollit kosovar, por edhe lojtarëve.
Mënyra se si kanë vepruar organet e drejtësisë sipas tij ndaj kryetarit Agim Ademi, ka ndikuar negativisht te futbollistët, të cilët janë të shqetësuar për situatën e krijuar, sidomos pak ditë para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit në Tel Aviv.
“Unë jam jurist dhe i di këto procedura, por mënyra se si organet e rendit kanë ardhur brenda hapësirave tona dhe të bëjnë presion ndaj lojtarëve, ndaj stafit, kjo është e papranueshme”, ka thënë Hodaj, shkruan telegrafi.
“Ne jemi që të ketë drejtësi dhe në procedurat që janë të aplikueshme sipas ligjit, ligji është i njëjtë për të gjithë dhe jo të ketë ndërhyrje të atilla që u panë sot”.
“Organet e rendit nuk janë paraqitur as kush janë, as çfarë duan, sidomos ndaj lojtarëve që i kanë ndaluar – duke u bërë pyetje që ata nuk janë kompetent dhe as armiku më i keq nuk do të bënte aso veprime, sidomos në situatën që gjendemi”, ka shtuar më tej ai.
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...