Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të shtunën mori pjesë në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.
Në takim ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtues të federatave të mëdha sportive.
Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, ka prezantuar ecurinë e garave në hendboll, që kanë përfunduar pa asnjë problem.
Ndërkohë Zemaj dhe Dumoshi kanë falënderuar drejtuesit e federatave për punën e bërë në rrethanat e reja, pas shfaqjes së COVID-19.
Është bërë thirrje për respektim të plotë të masave të parapara nga Qeveria e Kosovës në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...