Google ADS

Sekretari i FFK-së, Salihu: Vendimi nuk ndryshon, klubet serbe nuk do të mund të luajnë në Kosovë pasi është provokim i pastër

18:45 | 26 Shtator 2019
Arbresh Info

Mediat serbe sot kanë pretenduar që FIFA i ka dërguar letër FFK-së që ta largojë një kërkese drejt organeve të sigurisë në Kosovë, për lejimin e ndeshjeve të klubeve serbe në vendin tonë.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë për Telegrafin se letrën e FIFA ende nuk e ka parë, por në bazë të asaj sa është informuar sot, shton se shpija më e madhe i inkurajon FFK-në që ta largojë kërkesën në institucionet e sigurisë dhe ndeshjet të zhvillohet.

Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën (klubin ilegal), derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan, por FFK nuk ka lejuar kjo të ndodh.

Por sipas FFK-së ky vendim mbetet në fuqi dhe Serbia nuk do të mund të provokojë me ndeshje në territorin tonë.

“Këtë letër nuk e kam pa. Sa lexova paksa e pash që shkruan se na inkuadrojnë që ne ta largojmë kërkesën ndaj institucioneve tona të sigurisë”.

“Policia jonë nuk ka të drejtë t’i lejojë ekipet serbe të luajnë këtu. Nuk mund të luhet kjo ndeshje në territorin tonë”.

“Jo, nuk ka gjasë që ky takim të luhet në Kosovë. Nuk do të ndërrojmë qëndrim, pasi shteti duhet të mbrojë këtë vendim”.

“Ky është totalisht një provokim nga ana e Serbisë dhe le të merret FIFA dhe UEFA”, ka thënë Salihu.

Ai tutje shtoi se sot kanë qenë në takim me UEFA-n dhe kjo as që është përmendur, por në ditët në vijim do të shikohet se për çfarë bëhet më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme