Për tri ditë në Rennes të Francës është mbajtur konferenca kushtuar futbollit të femrave nën përkujdesjen e FIFA-s.
Në këtë konferencë panelist ishin Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, Sekretari i Përgjithshëm të Federatës suedeze, Hakan Sjorstand, Drejtori i për zhvillim i Federatës angleze, Kelly Simmons dhe Shefja e Futbollit të femrave në UEFA Nadine Kessler.
Po ashtu në mesin e pjesëmarrësve nga FFK-ja në konferencë ishin edhe zyrtarja për zhvillimin e futbollit të femrave znj. Doruntinë Fetahaj dhe administratorja e futbollit të e femrave znj. Valbonë Gashi-Uka.
Gjatë këtyre ditëve në konferencë u përfshinte prezantime dhe diskutime se si FIFA mund të mbështesë Federatat anëtare të UEFA-s në zhvillimin e strategjive për të ndihmuar në rritjen dhe përmirësimin e futbollit të femrave në vendet e tyre përkatëse.
Ministri francez i Sportit, Laura Flessel, ishte një drejtues i veçantë i ftuar dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së femrave në sport.
Konferencë e ka përshëndetur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha:
“FIFA është gati ta ngrisë futbollin e femrave në nivelin e duhur. Nëse duke rritur aksesin për vajzat anembanë globit ose duke sjellë lojën elitare profesionale në lartësi të reja, sportet do të integrohen vazhdimisht në aktivitetet tona në të gjithë organizatën, kjo është e vetmja mënyrë që ne mund ta zhvillojmë më tej atë. Sot, nuk dua më t’i referohem si futbollit të femrave, por thjesht si futboll “.
Pjesëmarrësi kanë ndjekur ndeshjen finale të Kampionatit botëror U-20 ndërmjet Japonisë dhe Spanjës, ku ngadhënjeu Kombëtarja e Spanjës me rezultat 3:1./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...