Seferi për ndeshjet me Serbinë: Iu kam thënë shokëve të kemi kokën ftohtë por të jemi me zemër flakë

22:24 | 15 Dhjetor 2024
D.H

Shorti i së premtes për kualifikimet për Kupën e Botës i vuri përballë sërish Shqipërinë dhe Serbinë.

Në një intervistë në emisionin “Sport Shoë”, ylli kuq e zi, Taulant Seferi ka folur rreth shortit dhe gjasave që ka Shqipëria për kualifikim tutje, shkruan Arbresh.info

“Kur na ra Serbia direkt e mendova se do të jetë një kompeticon emocional për neve, iu kam thënë shokëve të kombëtares të kemi kokën ftohtë por të jemi me zemër flakë”, tha fillimisht ai.

Tutje ai thotë se beson se do të jetë më ndryshe nga ndeshjet e vitit 2014.

“Do të jetë më ndryshe do shohim më shumë futboll, atë kohë ka pas shumë provokimeve nga ana e serbëvë, gjithçka çka dëshirojë është ta tregojmë vetën si profesionist dhe ta fitojmë dy ndeshjet me Serbinë dhe të kemi një kualifikuese shumë të suksesshme”, shtoi Taulanti.

I pyetur nga gazetari se a do të na premtosh një festë me shqiponjë një Beograd, Seferi u përgjigj pozitivisht.

“Padyshim se po na e kemi shqiponjën aty në zemër midis Beogaradi. Dashtë Zoti të shënojë dhe do të festojë me shqiponjë”, tha ai.

Ai foli edhe për nivelin e dy kombëtareve për në fund.

“Me të thënë të drejtë e kemi grupin ma të fortë se Serbia, edhe pse edhe lojtarët serbë luajnë nëpër klube shumë të mëdha. Në qoftë se jemi bashkë ne shqiptarët nuk ka forcë që na del para, shpresojmë të jemi bashkuar”, u shpreh Seferi.

Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet në “Air Albania” me shtatë qershor kurse sfida në Beograd luhet me 11 tetor të vitit të ardhshëm./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme