Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi foli në konferencë për media në prag të miqësores së nesërme ndaj Azerbajxhanit.
Ai tregoi rreth ndjesisë që ka rreth këtij evropiani.
“Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë, me shumë intensitet. Është një ndjesi shumë e mirë, jemi krenar që jemi pjesë e kombëtares. Më e rëndësishmja është se jemi bashkë dhe të lumtur dhe mezi po e presim Evropianin”, tha Seferi.
Më tej foli rreth konkurrencës në sulm tek Kombëtarja e Shqipërisë.
“Arbër Hoxha është një talent i madh dhe me shumë cilësi. Jam i lumtur që luajti dhe që ka ardhur të luajë për Shqipërinë, konkurrenca i bën mirë grupit”, shtoi tutje.
Seferi u shndërrua brenda dy sezonesh në një protagonist, mirëpo ai tha se ka punuar shumë për këto ditë.
“Futbolli ka ulje dhe ngritje, pork am parë gjithmonë para. kam punuar shumë, me ndihmën e Zotit. Shpresoj të jem në formën më të mirë dhe të jap maksimumin”, vazhdoi Seferi.
“Evropianin nuk e shoh për kontratë, mendoj për kombin shqiptar. Ne jemi për kombëtaren. Anën e transferimit nuk e mendoj, vetëm pasi të mbarojmë me kombëtaren”, shtoi tutje.
I pyetur se a ka ruajtur ndonjë gol për Euro, u përgjigj me modesti.
“Ne jemi sulmues dhe duhet të shënojmë, po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë. Do të përgatitemi në maksimum për çdo ndeshje”.
Kur u ndal të flas rreth kundërshtarëve, ceku se mendja e lojtarëve është tek Italia.
“Ndeshja nga ndeshja dallon, janë kundërshtarë të fortë. E gjitha që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, e kemi mendjen te Italia. Duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të jemi të bashkuar, si një grup i vetëm. Nëse arrijmë këtë do t’ia dalim mirë”, potencoi Seferi.
Ndërkohë për në fund foli rreth vlerës që ka fanella kuqezi.
“Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për fanellën që veshim. Është një fanellë shumë e rëndë, ne japim maksimumin për këtë fanellë. Shpresoj të marrim rezultate”.
Seferi ka qenë një prej lojtarëve kyç të Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian./Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë