Clarence Seedorf qëndron prapa Gennaro Gattusos dhe insiston se edhe shkarkimi i tij nga stoli si trajner i Milanit, “nuk kishte kuptim”
Menaxheri i tanishëm i Kamerunit e kishte marrë për herë të parë menaxhimin e Milanit nga janari deri në qershor të 2014, ku kishte arritur 11 fitore, dy barazime dhe nëntë humbje.
Me menaxherin e tanishëm , Gattuso që është nën presion, Seedorf ka folur për punën jashtëzakonisht të vështirë në Milan, për tuttomercatoweb.
“Nuk do të isha i mençur për ta zëvendësuar Gattuson, pasi që nuk kishte kuptim mënyra se si ata me larguan mua nga stoli. Ai është duke bërë punë të mirë dhe klubi ka qenë i qetë këto muaj”.
“Gattuso ja ka dal shumë mirë për të mbajtur grupin e bashkuar dhe është lejuar për të vazhduar punën e tij. Tani, fatmirësisht klubi ka drejtor të cilët dinë se si të ndërtojnë një skuadër të mirë”.
“Milan është skuadër e madhe dhe gjithmonë do të jetë, pasi që kjo është diktuar me historinë e tyre dhe tifozëve të tyre. Rezultatet duhet të ndërtohen me kohë, ashtu sikurse Juventus që u ngrit nga Serie B, duke ndërtuar një epokë të re dhe ne e dimë që ata shpejt do të jenë një skuadër që do të mposhtet”.
“Milan, tani, ka një projekt afatgjatë dhe unë jam i bindur që me Leonardon dhe Maldinin në timon, ata do të kenë një fillim të mirëq. E shoh Milanin duke u bërë dita ditës më e fuqishme”.
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...