Google ADS

Seedorf: Hazard në Real Madrid, transferim fantastik

16:17 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Ish mesfushori i Real Madridit, Clarence Seedorf ka mbështetur transferimin e yllit të Chelseas, Eden Hazardit.

Seedorf beson se Hazardi do të ishte shumë i suksesshëm te skuadra në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

“Real Madridi gjithmonë përpiqet për të tërhequr lojtarët më të mirë dhe jam i sigurt se ata do të vazhdojnë për ta bërë këtë”, ka thënë Seedorf për ‘Sky Sports’.

“Ai [Hazardi] do të ishte një zgjedhje perfekte për çdo klub. Ai është njëri nga futbollistët më të mirë në botë. Kreativiteti i tij është fantastik”

“Prapa tij qëndron një kampion i madh. Dua të dijë nëse largohet nga Chelsea ku do të shkoj”

Largimi i Cristiano Ronaldos për transferim te Juventusi ka alarmuar bordin e ‘Los Blancos’ të cilët pritet të reagojnë për të zëvendësuar atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme