Teksa e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në Çmimin e Madh të Australisë, gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel bëri të njëjtën gjë edhe në Bahrein.
Katër herë kampioni i botës i la të gjithë pas edhe në Çmimin e Madh të Bahreinit. U nis i pari dhe e mbylli në të njëjtën vend këtë garë.
Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedes Valtteri Bottas, por këtë herë distanca me vendin e dytë ishte shumë e ngushtë, madje pati duel deri në kthesën e fundit për vendin e parë.
Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Hamilton e mbylli garën e dytë të këtij sezoni në vendin e tretë edhe pse u nis vetëm nga vendi i nëntë./Top Channel
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...