Përfaqësuesja shqiptare ka kryer seancën e dytë stërvitore në kuadër të sfidës miqësore ndaj Norvegjisë që do të luhet më datë 26 Mars në “Elbasan Arena”.
Berat Gjimshiti është paraqitur në stërvitje pasi me lejen e trajnerit Panucci kishte udhëtuar drejt Gjakovës për shkak të një fatkeqësie familjare, ndërkohë që portieri Etrit Berisha ende nuk është i gatshëm për t’iu bashkuar grupit.
Portieri kuqezi po vuan një dëmtim të lehtë muskulor dhe ka kryer stërvitje të diferencuar e karakterizuar nga vrapimet, por pa kontakt me topin.
Gjatë seancës ekipit iu bashkua edhe Elseid Hysaj I cili kishte përfituar një ditë më shumë pushim nga ana e tekniku të kombëtares, mbrojtësi i Napolit ka kryer përgatitje të diferencuar ndërsa pasdite do të stërvitet me grupin.
Panucci është fokusuar tek qarkullimi topit, një nga pikat ku italiani kërkon të ngulmojë për të ndryshuar mënyrën se si skuadra e interpreton lojën. Në këtë seancë ka pasur edhe spektatorë VIP, pasi në krah të fushës ndodheshin kursantët e UEFA Pro, ku bënin pjesë emra trë njohur si dy ish lojtarët e kombëtares Ervin Skela e Elvin Beqiri, por edhe Migen Memelli, Sokol Bulku e Matko Djarmati.
Në orën 16 kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e dytë për ditën e sotme.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez