Griezmann mendon se bota e futbollit nuk do të njohë më një lojtar si Lionel Messi
Për shumë vite ka qenë në maje, duke thyer rekorde historike, ka fituar gjashtë ‘Topa të Artë’ dhe gjashtë herë ‘këpucën e Artë’ dhe për shumë kë, është më i miri.
Fjala është për Lionel Messin, 32-vjeçarin e Barcelonës.
Sipas shumë analistëve e njohës të futbollit, Messi është ndoshta futbollisti më i mirë në histori të futbollit.
I të njëjtit mendim, është edhe sapo i transferuari te Barça, Antoine Griezmann.
Kur është pyetur për atë që ka parë këto muaj sa stërvitet e luan me Messin, Griezmann u përgjigj: “Po flasim për një lojtar që vështirë se do të shohim sërish, ose për një që e shohim çdo 40 vjet”, tha Griezmann për UEFA.com.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë, qoftë ne shokët e tij apo edhe fansat e trajnerët”.
“Ajo çfarë ai bën me topin është e jashtëzakonshme dhe është kënaqësi ta shohësh duke luajtur dhe të luash përkrah tij”.
Messi është në një formë fantastike këtë sezon me Barçën, ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje dhe ka dhuruar 6 asistime. /Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...