Ish-mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger u aktivizua për 13 sezone me Bayern Munchen, duke fituar gjithçka me skuadrën bavareze.
Në verën e vitit 2015, ish-mesfushori u transferua te Manchester United, duke realizuar një dëshirë të fëmijërisë.
“Djajtë e Kuq” janë ekipi i preferuar anglez i gjermanit, por aventuria e tij në “Old Trafford” ishte për t’u harruar. Një gold he vetëm 18 ndeshje në Premier League në dy sezone me United ishin shumë pak për ish-lojtarin e shquar gjerman.
Dëmtimet e penalizuan, teksa Jose Mourinho e detyroi të stërvitej me ekipin e dytë. Schweinsteiger i është rikthyer eksperiencës negative në ishull, duke zbuluar disa prapaskena.
“Kisha ditëlindjen dhe po ikja të ndërrohesha në dhomat e zhveshjes, por një person më tha se nuk mund të futesha brenda dhe se duhet të stërvitesha me ekipin e dytë”.
“Isha shumë i trishtuar, sepse askush nuk më kishte folur për një gjë të tillë. Më pas bisedova me Mourinhon për situatën e krijuar, po ai më shpjegoi diçka që nuk arrija ta kuptoja”.
“Kishte të bënte me dëmtimin e dytë që kisha pësuar. Kisha shumë respekt për Mourinhon, sigurisht, por nuk arrija ta kuptoja pse më pengonin të stërvitesha me ekipin e parë”.
“Ata nuk besojnë tek unë, nuk më konsideronin një futbollist profesionist, por nuk ishte aspak e vërtetë”, rikujton ish-kapiteni i Bayern Munchen dhe Kombëtares së Gjermanisë.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...