Schwarz më i miri në sllallom, +14 qindtat para gjermanit

16:16 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Austriaku Marco Schwarz ka bërë rrëshqitje jashtëzakonisht të mirë, duke triumfuar në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52,69 minuta, duke e lënë pas për 14 qindtat gjermanin Linus Strasser.

Se gara ishte jashtëzakonisht dramatike e dëshmon edhe diferenca shumë e ngushtë mes skiatorëve.

Britaniku Dave Ryding zuri vendin e tretë por me kohë më të mirë për 2 qindtat se vendi i katërt, austriaku Michael Matt dhe për 4 qindtat se i pesti, zvicerani Loic Meillard.

 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 689 pikë, Kilde 560, Odermatt 501 pikë etj.

Në renditjen e sllallomit, Schwartz udhëheq me 249 pikë, Strasser 233, Feller 210 pikë etj.

Renditja
1. Marco Schwarz (Austria) 1:52,69
2. Linus Strasser (Gjermania) +0,14
3. Dave Ryding (Britania e Madhe) +0,15
4. Michael Matt (Austria) +0,17
5. Loic Meillard (Zvicra) +0,19
6. Tanguy Nef (Zvicra) +0,23
7. Daniel Yule (Zvicra) +0,29
8. Clement Noel (Franca) +0,38
9. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0,41
10. Alexander Horoshilov (Rusia) +0,51

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme