Paul Scholes beson që Alexis Sanchez ende nuk ka vërtetuar vlerën e tij te Jose Mourinho pas eliminimit të Manchester United nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e së martës.
Dy golat e realizuara në pjesën e dytë nga Wissam Ben Yedder i siguruan Sevillas kualifikimin në çerekfinale në shtëpinë e United në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info. Ish mesfushori i klubit ia lë fajin trajnerit portugez duke vazhduar shfrytëzimin e lojtarit të transferuar gjatë merkatos së muajit janar në linjën startuese.
“(Marcus) Rashford ishte i frikshëm dhe luajti mirë në krahun e majtë, por ai ndryshoi e ndryshoi atë duke e sjell Sanchezin në pozitën e tij më të mirë”, ka thënë Scholes për ‘BT Sport’ pas ndeshjes.
“Mendoj që pozita më e mirë e Marcusit është në krahun e majtë, por Sanchez humbi topin disa herë”
“Sigurisht që trajneri duhet ta shoh këtë që Sanchezs nuk ka qenë i mirë mjaftueshëm për katër ose pesë ndeshje”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...