13:15 | 12 Shtator 2019
Arbresh Info
Edhe pse ka disa vite që është pensionuar nga futbolli i luajtur, Paul Scholes nuk ka harruar ‘zanatin’ e tij duke qenë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.
Ish-ylli i Manchester United, tani 44 vjeç, i dha botës një tjetër paraqitje sublime në Etihad të mërkurën mbrëma.
‘Magjia’ e Scholes erdhi në ndeshjen e lamtumirës së organizuar nga ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.
https://twitter.com/SmnLlyd5/status/1171883217353347072
https://twitter.com/George_Watton/status/1171884673301176321
Duke përfaqësuar 11-shen e yjeve të Ligës Premier së bashku me ish-shokët e skuadrës Ryan Giggs, Michael Carrick dhe Robin van Perise, Scholes drejtoi shfaqjen nga mesfusha, duke bërë pasime maestrale.
https://twitter.com/SkySportsPL/status/1171879940620455936
Në minutën e 57-të, anglezi e gjeti Van Persie me një pasim të guximshëm “pa shikuar fare”, duke e lënë kundërshtarin Joleon Lescott në një gjendje konfuze, ndërsa ai pa mundim u largua sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Ky pasim i ish-legjendës së Unitedit është bërë viral, me disa që thonë se Scholes do të luante pa problem në mesfushën e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/