Schick shkruan histori për Leverkusen shënon katër gola në 27 minuta

17:35 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Shumë vëmendje u përqëndrua te Bundesliga pasditen e së shtunës.

Kjo për shkak se Borussia Dortmund përballet me Bayern Munchen këtë mbrëmje në një ndeshje masive për kreun e tabelës.

Por, derisa Bayern Leverkusen po përballej me Greuther Furth, Patrick Schick po vidhte shfaqjen.

Reprezentuesi i Republikës Çeke pati një pjesë të parë të qetë, por e kompensoi atë me një sërë përfundimesh nga afër pas pushimit, duke kompletuar ndeshjen e tij me katër gola në hapësirën e vetëm 27 minutave të pjesës së dytë.

Ai gjithashtu ka çuar numrin e tij për sezon në 12 gola në vetëm 11 ndeshje dhe ai është gjithashtu  lojtari i parë i Leverkusen që e ka arritur këtë sukses në një ndeshje lige.

Vetëm nënkampioni i Topit të Arte, Robert Leëandoëski ka shënuar më shumë në Bundesligë këtë sezon me 14 gola.

Është gjithashtu “pokeri” i dytë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, ku kemi parë Robert Leëandoëskin që ka shënuar 5 gola brenda nëntë minutave.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Schick dhuroi edhe një asistim në fitoren 7-1 kundër Greuther Furth./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme