Schick drejt largimit nga Roma

13:23 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Roma si duket është lodhur nga sulmuesi çek Patrik Schick.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka thyer rekordin e klubit duke e transferuar çekun nga Sampdoria për 42 milionë euro dy vite më parë.

Por Schick ka dëshpëruar me paraqitjet e tij duke mos i arritur pritshmëritë nga Roma.

Kësisoj drejtuesit e klubit italian e kanë vendosur në shitje lojtarin dhe po kërkojnë rreth 25 milionë euro për të.

Interesimi më i madh ka ardhur nga Bundesliga, ku RB Leipzig, Hoffenheim dhe Borussia Dortmund e duan lojtarin.

Ndërkohë Schick po kërkohet edhe nga Olympique Marseille në Francë dhe Trabzonspor në Turqi.

Një mundësi për çekun mbetet edhe Milani, pasi trajneri i Rossonerëve, Giampaolo e ka kërkuar transferimin e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme