Schalke 04 ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Marko Pjacas për 1 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, negociatave sot iu ka ardhur fundi dhe marrëveshja do të bëhet zyrtare brenda 24 orëve.
Gjiganti gjerman ka tentuar ta fus në marrëveshje mundësinë për blerjen e lojtarit, por që Juventusi nuk ka pranuar në asnjë mënyrë, duke e parë të ardhmen e tij në Torino.
Schalke do ta paguajë të gjithë pagën e lojtarin sa qëndron në Gjermani.
Anësori nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga muaji maj, pasi i lëndoi ligamentet e gjurit.
Pjaca është edhe pjesë e Kroacisë, ku ka zhvilluar 13 ndeshje. /arbresh.info/
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë
Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës s...
Vdes Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e...