FC Schalke 04 ka bërë një rikthim sensacional në derbin gjerman ndaj Borussia Dortmundit duke siguruar një pikë.
Derbi në Bundesliga ndërmjet Borussia Dormtundit dhe Schalke 04 ka përfunduar me rezultat befasues 4 me 4, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët realizuan katër gola brenda 25 minutave të pjesës së parë. Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang realizoi golin e epërsisë në minutën e 12′ të ndeshjes para se Benjamin Stambouli të dyfishonte epërsinë Dortmundit me autogol (18′).
Mario Gotze shënoi me kokë pas asistimit nga sulmuesi gabonez, ndërsa Raphael Guerrerio realizoi golin e katërt për skuadrën e Peter Bosz në minutën e 25′.
Megjithatë, Schalke u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme. Guido Burgstaller shënoi për 4 me 1 në minutën e 61′, ndërsa Amine Harit për 4 me 2 vetëm katër minuta më vonë.
Borussia Dortmundi mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit të Aubameyangit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72′.
Mungesën e tij e shfrytëzoi mirë skuadra e Domenico Tedescos duke shënuar më pas për 4 me 3 në minutën e 86′ përmes Daniel Caliguirit. Naldo barazoi shifrat në sekondat e fundit të minutave shtesë duke realizuar për 4 me 4 pas asistimit nga Yevhen Konoplyanka.
Schalke tani ka 24 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Borussia Dortmundi qëndron në pozitën e katërt me 21 pikë./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...