Schalke me dy penalti përmbys rezultatin kundër Man Cityt

21:56 | 20 Shkurt 2019
Arbresh Info

Schalke ka arritur të përmbys rezultatin në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Manchester Cityt.

Skudra gjermane me anë të penaltive të fituara është duke udhëhequr me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve kundër kampionit në fuqi të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.

Sergio Aguero dërgoi në avantazh mysafirët pas një gabimi në mbrojtje nga skuadra e Domenico Tedescos para se nikoqirët të sigurojnë një penalti në minutën e 38′.

Nabil Bentaleb u tregua i saktë duke barazuar shifrat për 1 me 1.

Mirëpo, në minutën e fundit të pjesës së parë nikoqirët përfituan sërish nga pika e bardhë dhe Bentaleb u tregua i saktë edhe në goditjen e dytë duke shënuar për 2 me 1 në Veltins Arena./arbresh.info/

(Dy golat nga Bentaleb: 38‘ ; 45‘ )

Të ngjashme