Shënjestra e raportuar e Barcelonës dhe Atletico Madridit, Max Meyer do të largohet nga Schalke gjatë verës kur kontrata e tij të skadojë, ka konfirmuar klubi i tij.
22-vjeçari është përfolur për transferim te një numër i madh klubesh, por skuadra me bazë në Gelsenkirchen që gjithashtu do të humb talentin Leon Goretzka te Bayern Munichu falas këtë verë, ka konfirmuar se pritet të largohet, transmeton portali arbresh.info.
“Aktualisht, ne mund të presim që Max të largohet nga klubi gjatë verës”, ka thënë drejtori Christian Heidel.
“Gjithçka sugjeron që [ai do të largohet] dhe këtu nuk ka ndonjë ofertë nga ne dhe asnjë dëshirë nga Max për të pasur ndonjë negociatë sërish”
Diego Simeone është gjithashtu i shqetësuar për moshën e skuadrës së tij dhe Meyer do t’i ndihmonte klubit në këtë aspekt.
Meyer, i cili adaptohet lehtë por që është një mesfushor me tipare sulmuesi, kërkohet edhe nga Barcelona./arbresh.info/
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?
UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
Operacioni i policisë/ Arrestohen tre të dyshuar për mashtri...