Leart Paqarada e ka zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Mbrojtësi nga Kosova ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me St Paulin ku deri në dy xhirot e fundit luftoi për tu rikthyer në elitën e futbollit gjerman.
27-vjeçari në aspektin personal ishte fantastik, ku në 37 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë shënoi tre gola dhe dhuroi 11 asistime.
Por e ardhmja e tij duket larg ST Paulit, pasi është gjiganti gjerman Schalke 04 që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.
Sport Bild ka raportuar se Paqarada është objektivi kryesor i Schalkes për krahun e majtë të mbrojtjes dhe tanimë besohet se klubi nga Gelsenkirchen ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e mbrojtësit.
Gjithnjë sipas gazetës gjermane, St Pauli ka në tavolinë një ofertë prej 1,5 milionë euro për ta lënë të lirë Paqaradën.
Vet lojtari ditë më parë dha intervistë për mediat gjermane ku pranoi se synon ta bëjë ëndrrën realitet për të luajtur në elitën e futbollit gjerman dhe këtë mundësi ia ofron Schalke. /Telegrafi/
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP...
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua