Argjentina do të kthehet të luajë ndeshje zyrtare pas një shkëputjeje disa mujore për shkak të pandemisë COVID-19.
Në listën e publikuar ka vend edhe për Leo Messin.
Ylli i Barçës është pjesë e listës me 30 lojtarë që do të vihen nën urdhrat e Lionel Scalonit.
Ftesë kanë marrë edhe dy yjet e Serie A, Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez, si dhe Giovanni Simeone i Cagliarit.
Argjentina do të përballet me Ekuadorin më 8 tetor në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë për të luajtur mysafir me Bolivinë.
Futbollistët e grumbulluar nga Scaloni:
Emiliano Martínez, Musso, Marchesín, Foyth, Saravia, Pezzella, Balerdi, Otamendi, Nehuén Pérez, Kannemann, Tagliafico, Acuña, Medina, Paredes, Guido Rodríguez, De Paul, Palacios, Lo Celso, Domíng, Dybala, Ocampos, Nicolás González, Mc Allister, Alejandro Gómez, Correa, Alario, Lautaro Martínez, Giovanni Simeone dhe Pavón.
/Telegrafi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë