Saul Niguez po has në vështirësi për vazhdimin e kontratës me Atletico Madridin.
Mesfushori spanjoll ka një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2026, por Atletico po tenton t’ia vazhdoj atë edhe për dy vite të tjera.
Megjithatë palët nuk janë duke arritur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe Saul mund të largohet në verë.
25-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Los Colchoneros prej 100 milionë euro, por këtë shumë vështirë se do ta paguajnë skuadrat e interesuara për të.
Chelsea, Manchester City, Manchester United e Barcelona janë alarmuar pas këtij lajmi për të tentuar transferimin e Saul.
Megjithatë sipas medieve spanjolle vlera reale e lojtarit është 70 milionë euro dhe këtë shumë Atletico mund ta pranoj.
Real Madridi më parë ishte interesuar për lojtarin, por ka qenë vet Saul që kishte thënë se tek rivali lokal i Atleticos nuk do të transferohej kurrë.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...