Saudi Pro League vazhdon të ndjekë me shumë interes Premier Leaguen dhe yjet e kampionatit anglez

17:39 | 14 Nëntor 2023
D.H

Sipas raportimeve të mediave britanike, klubet arabe janë gati të nisin oferta në janar drejt lojtarëve të Premier  League, pas asaj merkato verore që transferuan shumë yje nga Anglia për në Arabi, shkruan Arbresh.info.

Mes lojtarëve që po monitorohen nga Arabia Saudite, janë Jadon Sancho i Manchester United i cili pas zënkës me Ten Hag ka harruar kur ka luajtur për herën e fundit një ndeshje

Lojtari tjetër që është në radarët e arabëve është Richarlison i Tottenham.

Klubet arabe do të tentojnë që të transferojnë në janar, këta dy lojtar, me Sanchon i cili duhet me patjetër të ndryshojë ambient, ndërsa sa i përket sulmuesit të Tottenham, vështirë se klubi i “Spurs” të bindet lehtë për largimin e brazilianit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme