Juventus ka barazuar me Sassuolon, ndeshje që përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 14-të në Seria A.
“Zonja e Vjetër” dominoi ndeshjen, mirëpo nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë, transmeton portali arbresh.info.
Golin e parë e shënoi Leonardo Bonucci në minutën e 20-të ndërsa pas tre minutave Jeremie Boga barazoi shifrat, me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët që shënuan të parët përmes Francesco Caputo në minutën e 47-të, ndërsa pas 20 minutave Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin me anë të penalltisë, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Juventus mbetet në vendin e parë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Inter renditët në vendin e dytë në tabelë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa Sassuolo është në vendin e 12-të në tabelë me 14 pikë./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet