Google ADS

Sassuolo befason Interin – e mposht midis “Giuseppe Meazza”

20:17 | 20 Shkurt 2022
KRG

Skuadra e Interit ka pësuar humbje nga Sassuolo.

Skuadra e Sassuolos ka fituar ndaj Interit në “San Siro” me rezutlatin e pastër 0-2.

Raspadori dhe Scamacca shënuan golat e fitores së Sassuolos në këtë duel. Goli i parë erdhi pas tetë minutave, kurse i dyti pas 26 minutave lojë.

Interi kishte disa raste shënimi me Dzeko, Sanchez, Lautaro – por asnjëri nga ta nuk arriti të mposhte portierin Consigli, i cili ishte në top formë sonte.Me këtë fitore, Sassuolo pozicionohet në vendin e 11’të me 33 pikë – kurse Inter në vendin e dytë me 54 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme