Google ADS

Sarri, trajner i Romës në sezonin e ardhshëm

12:44 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarrit thuhet se i është ofruar shansi për të trajnuar Romën në sezonin e ardhshëm.

Sarri po përjeton kohë të vështira në Ligën Premier me disa humbje të njëpasnjëshme, të cilat ia kanë lëkundur pozitën.

Trajneri italian është bërë cak i thirrjeve të tifozëve për largim të tij nga Stamford Bridge pas këtyre rezultateve.

Megjithatë, ish-trajneri i Napolit ka ende shumë skuadra që i duan shërbimet e tij.

Sipas mediumit La Reppublica, konsulenti i Romës, Franco Baldini dhe Presidenti James Pallotta kishin darkë në Londër me Sarrin, ku i propozuan pozitën e Eusebio Di Francescos.

Gazeta shpjegon se Di Francesco është shumë e mundur për tu larguar në fund të sezonit dhe se drejtori sportiv Monchi mund të largohet gjithashtu.

Kështu, ish-trajneri i Napolit do të ishte zgjedhja e parë e Giallorossëve për të marrë frenat e skuadrës, duke pasur parasysh pasiguritë e tij në Stamford Bridge.

Roma është në pozitën e pestë në Serie A pas 24 ndeshjeve të luajtura dhe përballen me Frosinonen të shtunën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme