Maurizio Sarri ka pranuar se nuk i pëlqen sistemi VAR dhe se akoma nuk po arrin t’i kuptojë “rregullat absurde” që po i caktohen futbollit në vitet e fundit.
Gjyqtarët janë kritikuar për vendimet kundërthënëse pa e konsultuar me sistemin e asistencës përmes përsëritjes në video.
Mirëpo, trajneri i Juventusit mendon preferon që më mirë të vazhdohet me vendimet e gjyqtarëve, sesa të shqyrtohet sistemi VAR.
“Unë preferoj që gjyqtarët ta kontrollojnë lojën në fushë. Jo të gjitha situatat duhet të shqyrtohen. Kur ka prekje me dorë, akoma nuk kam arritur t’i kuptoj rregullat…”.
“Nuk më pëlqen, është krijuar që t’i identifikojë problemet e mëdha, ndërsa tash po përdoret tri apo katër herë për ndeshje. Në vendet tjera përdorimi është më i kufizuar”, ka deklaruar Sarri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...