Maurizio Sarri mund të kthehet në Premierligë. Trajneri italian është në bisedime me Arsenalin dhe Tottenhamin, raporton Football Italia.
“Spurs” kishin filluar negociatat me ish-trajnerin e Chelseat dhe Juventusit menjëherë pasi kishin shkarkuar Jose Mourinhon.
Tani Football Italia raporton se edhe Arsenali ka hyrë në negociata me Sarrin, i cili mendohet ta zëvendësojë Mikel Artetan që pritet të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit.
Sarri është i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë pas aventurës së tij një vjeçare në Chelsea në sezonin 2017-18 kur ai fitoi Ligën e Evropës.
Sarri është akoma me kontratë me Juventusin deri në qershor 2022.
Kjo do të thotë që nëse Sarri pranon të bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai do të duhet të lirohet nga Juventusi, ose “Zonja e Vjetër” mund të kërkojë dëmshpërblim për ta lënë trajnerin të lirë. /Gazeta Express/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...