Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka rrëfyer se sa shumë i mungon atij sulmuesi i preferuar Gonzalo Higuain.
Sarri dhe Pipita patën një marrëdhënie të shkëlqyer, teksa sulmuesi ishte lojtari ky për trajnerin te Napoli.
Tekniku i Bluve të Londrës tentoi të nënshkruajë blerjen e Higuain gjatë merkatos së verës, por klubi i kërkoi që të besojë te Alvaro Morata. Tashmë Sarri është dorëzuar dhe ka pranuar se i mungon shumë shumë argjentinasi.
“Çfarëdo përgjigje të jap unë, do të konsiderohet e gabuar, madje do të më deformohen fjalët. Ajo që mund të them unë është se mendoj se Gonazalo u largua shumë shpejt nga Napoli. Nëse do të kishte qëndruar për një sezon më shumë, mendoj se do të ishim në gjendje për të fituar. Higuain ishte pjesë e mekanizmit fantastik që krijuam, e kuptonim njëri tjetrin aq mirë. Ishte sinkronizim perfekt dhe pendimi do të qëndrojë gjithmonë me ne. Më mungon shumë Higuain. Më mungon sepse ai do të vijojë të shënojë shumë gola deri në ditën që do të vdesë. Ai është një makineri golash, një xhekpot automatik dhe sistematik”, deklaroi Sarri.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...