Maurizio Sarri është deklaruar pas fitores ndaj Crystal Palaces.
Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Crystal Palace, ndërsa Maurizio Sarri e vazhdoi me kritika ndaj N’Golos Kantes.
”Ai duhet të mendojë para së gjithash për mbrojtjen. Pastaj ai po përmirësohet, sidomos në lëvizjet pa top. Lëvizja e tij sot ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe u bë në kohën e duhur”, tha trajneri italian pas ndeshjes.
”Kur duhet të luajmë kundër kundërshtarëve të cilët mbrohen shumë, është e vështirë për sulmuesit dhe anësorët që të gjejnë hapësirë. Pra, për ne lëvizja e mesfushorëve pa topin është shumë e rëndësishme.
”Tani duhet të punojmë në [Ruben] Loftus-Cheek dhe në [Ross] Barkley. Loftus-Cheek sidomos është një lojtar shumë i mirë me topin, por ai mund të përmirësohet shumë në lëvizjen e tij pa top.”, ka shtuar më tej Sarri.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë