Maurizio Sarri këmbëngul se David Luiz ende “ka një të ardhme të madhe” te Chelsea, pasi mbrojtësi brazilian kaloi jë kohë të vështirë nën drejtimin e Antonio Conte.
Lojtari në fjalë u kufizua në vetëm 10 paraqitje në Premier Legue, nën drejtimin e paraardhësit të Sarrit, gjatë sezonit të kaluar, ndërsa luftoi me lëndime dhe u tha se kishte një marrëdhënie të tensionuar me ish-trajnerin.
Por, ish-trajneri i Napolit është i bindur për të ardhmen e 31-vjeçarit në “Stamford Bridge”: “Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por tani ai ka një shans të mirë. Ne duhet të vazhdojmë ashtu siç po bëjmë tani me të. Nuk pajtohem se ai mund të luajë vetëm si një nga tre mbrojtësit qendrorë.
Nëse jeni një mbrojtës i mirë, mund të luani në një rreshtim me tre, apo katër. Davidi ka një të ardhme të madhe këtu. Ai do të jetë i dobishëm për ne, por jo vetëm në fushë. Ai është gjithashtu shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. Më pëlqen shumë qëndrimi i tij, kur punoj me të”.
Vetë braziliani është optimist për eksperiencën nën drejtimin e Sarrit, duke qenë i impresionuar nga stili i lojës dhe stërvitjes së italianit, që kur zëvendësoi Conten, këtë verë: “Ne kemi një filozofi të re, të cilën po përpiqemi shumë ta mësojmë, çdo ditë, sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të luajmë mirë dhe të luftojmë për titullin.
Sarri është një trajner i madh, me një filozofi të madhe. Ai është i pasionuar dhe ne punojmë çdo ditë në detaje, kështu që mendoj se do të sjellë shumë gjëra të mira te Chelsea dhe në Premier League”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...