Sarri është ngopur nga kritikat drejtuar Juventus.
Juve ka qenë një nga skuadrat më të kritikuara këtë edicion, pasi skuadra nuk ka treguar dominimin në Itali siç jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.
Kritika për kampionët e Italisë pati edhe pas fitores kundër Bologna, dhe lidhur me to ka folur trajneri i Maurizio Sarri.
Trajneri italian beson se tashmë kritikat ndaj Juventus janë të pabaza dhe të tepërta.
“Në futboll dhe në jetë ka opinione dhe fakte. Nëse dëgjon opinionet do të mendosh se skuadra po shpërbëhet. Nëse shikon faktet, ne jemi në krye të tabelës”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.
“Kritikat janë të tepërta dhe kjo mund të shtojë motivimin për ne që të kthehemi në mentalitet të mirë dhe në formë të mirë fizike, gjë që duhet kohë”, ka shtuar trajneri italian.
Juve po vazhdon garën për titullin e kampionit në Serie A, ku rival kryesor tashmë ka skuadrën e Lazios.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi