Maurizio Sarri ka kërkuar edhe më shumë transferime nga Juventusi, ndërsa deri më tani ka transferuar Matthijs De Ligtin për 85 milionë euro dhe Adrien Rabiotin e Aaron Ramseyn si transferime të lira.
Trajneri italian pas humbjes 3-2 nga Tottenham Hotspuri, ka thënë se ai nuk dëshiron të jetë i zënë me transferimet që do t’i bëjë Zonja e Vjetër, mirëpo ka nevojë edhe për disa lojtarë.
“Nuk dua ta bllokojë punën time duke menduar për transferime, mendoj se klubi e di çfarë dua dhe janë personat kompetent për këtë punë”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.
“Ndoshta ka lojtarë dhe liga që unë nuk i di. Kështu që, është më mirë ta lë këtë punë në dorën e personave përgjegjës”.
“Ne kemi humbur shumë lojtarë cilësor në disa pozita, mirëpo janë duke menduar edhe për shtatë lojtarët e lënduar që kam në skuadër dhe pesë të tjerë që do të kthehen nga pushimet”, ka shtuar më tej italiani.
Ish-trajneri i Chelseat do të ketë shumë punë për të bërë në sezonin e ri, pasi objektivi kryesor i Juventusit është triumfi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...