Në takimin e tyre të parë, Maurizio Sarri i ka shpjeguar idenë e tij të lojës sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo dhe i ka premtuar këtij të fundit se do t’i krijojë kushtet e përshtatshme për ta bërë të shënojë më tepër se 40 gola në sezon.
Objektivi është të tejkalohet shifra e Higuain, që me Sarrin në pankinë, shënoi 36 gola në një sezon të vetëm me Napolin, ndërsa tani është pikërisht argjentinasi ai që luan në majë të sulmit dhe duhet të ndihmojë Ronaldon të thyejë këtë rekord.
Në skemën e Sarrit, Higuain luan në majë të sulmit dhe Ronaldo niset nga e majta, por me ndryshimin se portugezi ka lirinë për t’u zhvendosur drejt qendrës apo edhe në zonë dhe për të tentuar të shfrytëzojë hapësirat e lëna nga argjentinasi, për të shënuar gol.
Starti në fakt nuk ka qenë i keq, pasi Ronaldo ia ka dalë të dërgojë dy herë topin në rrjetë, ndonëse i pari i shënuar ndaj Parmës, iu anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë kampionati është ende i gjatë dhe portugezi e Sarri kanë kohë të arrijnë objektivin e përbashkët.
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...