Google ADS

Sarri jep lajmin e keq para ndeshjes me Lyonin

17:54 | 6 Gusht 2020
A. B.

Paulo Dybala, lojtari më i mirë në Serie A për sezonin 2019/20, është në dyshim për sfidën e nesërme kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar në konferencë për media trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Maurizio Sarri.

Juventusi do të tentojë të përmbysë gjithçka në shtëpi, pas humbjes 1-0 në sfidën e parë në Francë.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë sipas Sarrit, pasi tashmë tifozët për shkak të pandemisë, nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

“Do të tentojmë të rikuperojmë Paulo Dybalan deri nesër në mëngjes, momentalisht ai ende po stërvitet me stafin mjekësor”, u shpreh Sarri.

“Nesër do të jetë ndeshje në të cilën duhet të luajmë me ide të qarta. Kemi nevojë për paraqitje të mirë. Lyon është rritur dhe është skuadër solide sidomos në mbrojtje”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme