Google ADS

Sarri: Jam trajner më i mirë pas sezonit të kaluar në Angli

15:30 | 27 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se është një trajner më i mirë tani pas kohës së kaluar në Angli si trajner i Chelseat.

Sarri kishte vetëm një sezon në krye të Chelsea, por fitoi Ligën e Evropës dhe e udhëzoi klubin në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Ky sezon i kaluar në Ligën Premier ka bërë që Sarri të vlerësoj lart kampionatin anglez.

“Mendoj se përvoja në Ligën Premier më ka bërë të rritem shumë. Një kampionat i jashtëzakonshëm, për cilësi teknike, por edhe për mentalitet”, ka thënë fillimisht Sarri për Sky Italia.

“Në një vit në Angli, ata kurrë nuk na fyen në një stadium kundërshtar”.

“Këto stadiume, të mbushura me fëmijë, janë diçka që unë mbaj me vete dhe do të dëshiroja t’i shoh përsëri në Itali”.

“Fatkeqësisht, ne jemi akoma larg nga përgjegjësia. Ata (lojtarët anglezë) kanë këtë karakter të veçantë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme