Maurizio Sarri insiston se Gonzalo Higuain tashmë ka pasur një efekt pozitiv te bashkëlojtarët e tij te Chelsea pavarësisht se ka luajtur në vetëm tri ndeshje deri tani për “Blutë”.
31-vjeçari gjeti portën dy herë për “Blutë” gjatë fitores 5 me 0 kundër Huddersfield Town në Stamford Bridge, ndërkohë që goli i dytë ishte një “raketë” jashtë zonës së rreptësisë, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se po [ka ndikim te lojtarët]”, ka thënë Sarri. “Sigurisht se nuk jam i sigurt, por kështu është ndjenja ime për momentin. Ashtu siç e keni parë në ndeshjen e kaluar, Edeni pasoi topin shumë shpesh te Gonzalo, ata flasin të njëjtën gju me topin”
“Prandaj, unë mendoj se Gonzalo do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë. Ai ka nevojë për besim mbi të gjitha, ai duhet të ketë një raport shumë të mirë me trajnerin dhe bashkëlojtarët”
“Për momentin ai me të vërtetë është shumë i përkushtuar. Në sezonin tim të parë te Napoli ai arriti vonë, ai humbi një penalti në ndeshjen e fundit në Serie A dhe në finale të Kupës së Amerikës mendoj”
“Por, ai reagoi shumë mirë ai luajti një sezon të shkëlqyeshëm dhe mendoj se është në gjendje për të harrur shumë mirë problemet”
“Ai është i përkushtuar dhe mund të ketë një sezon shumë të mirë në pjesën e fundit të sezonit”
“Nganjëherë ai ka nevojë për një mesazh nga trajneri në konferencë për shtyp. Ne do të shohim në të ardhmen”, përfundoi Sarri./arbresh.info/
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...